Një zjarr ka përfshirë ditën e sotme fushën e mbetjeve në periferi të qytetit të Vlorës, duke shkaktuar një re të dendur tymi që është përhapur mbi zonat përreth. Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme, ndërsa tymi është bërë i dukshëm edhe nga lagjet e afërta.
Deri më tani nuk raportohet për të lënduar, por banorët shprehen të shqetësuar për ndotjen e ajrit dhe rrezikun që përfaqëson për shëndetin publik. Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta, ndërkohë që nuk ka një reagim zyrtar nga autoritetet vendore për situatën.
Zjarri në këtë zonë rikthen edhe njëherë vëmendjen mbi menaxhimin e mbetjeve në qytet, si dhe masat parandaluese ndaj incidenteve të tilla që përsëriten prej vitesh. Mesa duket, Vlorës nuk i mjaftonte më era e detit tani kemi dhe “aromaterapi” urbane me tym mbetjesh, ekskluzivitet lokal i menaxhimit modern.