Zgjidhet çështja e mosnjohjeve të barkodeve të Kosovës në tregjet ndërkombëtare

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 22.06.2025, 14:22

Oda Ekonomike e Kosovës ka bërë të ditur se si odë janë bërë zyrtarisht anëtare e GS1, organizatës ndërkombëtare për barkode me seli në Bruksel.

Lidhur me këtë, çështja shumëvjeçare për mosnjohjen e barkodeve të Kosovës në tregjet ndërkombëtare tashmë është zgjidhur.

“Ky sukses i rëndësishëm është arritur falë përkushtimit të ekipit tonë dhe bashkëpunimit të shkëlqyer me stafin e GS1”, thuhet në njoftimin e OEK-ut.

“Të nderuar sipërmarrës, nga ky moment e tutje, produktet dhe shërbimet tuaja do të identifikohen me barkode të njohura globalisht. Kjo nënkupton që ofertat tuaja do të kenë një identitet të pranuar ndërkombëtarisht dhe, si rrjedhojë, një vlerë të shtuar në tregun global — falë anëtarësimit në GS1. Së shpejti, ekipi ynë do t’ju ofrojë udhëzime të detajuara mbi hapat e nevojshëm që do t’i ndërmarrim së bashku për zbatimin e barkodeve të reja GS1 Kosovë.

Urime të gjithëve për këtë arritje të rëndësishme!”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit