Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Maliq. Konkretisht në fshatin Sovjan, është gjetur i vetëvarur në një magazinë një 35-vjeccar i identifikuar me inicialet K.H. I riu u gjet nga familjarët i vetëvarur në një magazinë, ndërsa nuk janë konstatuar shenja dhune në trup.
Ndërkohë nga deklarimet e familjarëve viktima nuk ka patur konflikte, por nuk dihen shkaqet që e çuan drejt këtij akti të rëndë. Grupi hetimor po shkon drejt vendngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave.
"Rreth orës 12:20 në fshatin Sovjan, është gjetur nga familjarët e tij, pa shenja jete, në oborrin e banesës, shtetasi K. H., rreth 35 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvarur", njoftohet për ngjarjen.