“Qytetari thyen xhamin e kamionit, godet me krikun e makinës shoferin”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 07.06.2025, 13:01

Një incident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, ku një shofer i një makine gri ka sulmuar me krikun e makinës shoferin e një kamioni.

Qytetarët që ishin dëshmitarë të kësaj ngjarje thonë se si pasojë e goditjes, xhami i kamionit u thye dhe shoferi u lëndua.

Ngjarja krijoi një bllokim trafiku prej rreth 30 minutash, ndërsa shoferi agresiv u largua nga vendi i ngjarjes pa marrë përgjegjësi për veprimet e tij.

Shkak për këtë ngjarje që mund të përfundonte në tragjedi, është bërë parakalimi dhe bllokimi i rrugës.

Qytetarët kërkojnë shtimin e forcave të policisë në akset rrugore ku qarkullimi e trafiku janë më të rënduar e kësisoj edhe tensionet mes shoferëve.

@joq

Një incident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, ku një shofer i një makine gri ka sulmuar me krikun e makinës shoferin e një kamioni. Qytetarët që ishin dëshmitarë të kësaj ngjarje thonë se si pasojë e goditjes, xhami i kamionit u thye dhe shoferi u lëndua. Ngjarja krijoi një bllokim trafiku prej rreth 30 minutash, ndërsa shoferi agresiv u largua nga vendi i ngjarjes pa marrë përgjegjësi për veprimet e tij. Shkak për këtë ngjarje që mund të përfundonte në tragjedi, është bërë parakalimi dhe bllokimi i rrugës. Qytetarët kërkojnë shtimin e forcave të policisë në akset rrugore ku qarkullimi e trafiku janë më të rënduar e kësisoj edhe tensionet mes shoferëve.

♬ original sound – JOQ Albania

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit