Një qytetar ka denoncuar në redaksinë tonë një rast shqetësues që po prek shumë persona që kanë investuar në makina elektrike për të punuar si taksistë.
Ai tregon se ka blerë një makinë elektrike me kredi dhe ka dorëzuar të gjithë dokumentacionin e kërkuar për ta pajisur me targa të verdha, siç kërkon ligji për ushtrimin e aktivitetit taksi.
Por ndonëse makina është me targa të bardha dhe me dokumentacion të rregullt, për shkak të vonesave nga ana e bashkisë për nxjerrjen e targave të verdha, ai si shumë të tjerë është i detyruar të presë me muaj të tërë pa mundur të punojë ligjërisht.
Së fundmi, qytetari thotë se është ndaluar nga policia rrugore teksa ishte me familjarët e tij duke u kthyer nga spitali.
Pavarësisht se nuk po punonte në atë moment si taksi, policia i ka sekuestruar lejen e qarkullimit dhe e ka gjobitur me 200 mijë lekë të vjetra, me pretendimin se po ushtronte aktivitet të paligjshëm.
Denoncimi i qytetarit:
Pershendejtje JOQ ju lutem postojeni se na moren ne qaf , kam bler nje makin elektrike me kredi per te punuar taksi i kam ber te gjitha dokumentacjonin qe me esht kerkuar per ta paisur me targa te verdha (taksie) aktualisht makina esht me targa te bardha me te gjitha dokumentat , para disa ditesh isha me familjaret e mij duke u kthyer nga spitali dhe me ndalon policia rrugore me thon qe po punon taksi dhe me hoqen lejen e qarkullimit dhe me vendosin gjob 200 mij lek makina ka 5 muaj qe qe esht e paisur me dokumenta te rregullta dhe me targa te bardha por ne proçes per tu paisur me targa te verdha per taksi nuk jam vetem un ne kete situat por jan shum te tjer qe po vuajn kete gje dhe jo per fajin ton por per faj te bashkis sepse na vonojm targat duke pritur per muaj me rradh na moren ne qaf mir qe targat po na i vonojn por sna len as te punojm me djersen e ballit ju lutem postojeni ndoshta e lexojn kta qafirat e qeverris