56,000 kanë kaluar kufirin, shqiptarët e Kosovës vijnë për ndeshjen sot

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 07.06.2025, 10:57

Pika kufitare e Morinës është kthyer sot në një vatër entuziazmi dhe patriotizmi, ku tifozë shqiptarë nga Kosova dhe Lugina e Preshevës janë mbledhur për të mbështetur Kombëtaren shqiptare në përballjen e shumëpritur kundër Serbisë.

Me flamuj kuqezi, këngë patriotike dhe thirrjet “Shqipëri etnike” dhe “Fitore Shqipëri”, atmosfera në kufi është elektrizuar nga energjia e tifozëve që kanë udhëtuar me zemër për të qenë pranë ekipit përfaqësues.

“Kemi ardhur me zemër për kombëtaren. Sot jemi të gjithë bashkë. Shqipëria do fitojë!”, u shpreh një tifoz, duke reflektuar ndjenjën e bashkimit kombëtar që ka shoqëruar këtë udhëtim.

Pasditja ka sjellë një rritje të ndjeshme të numrit të tifozëve shqiptarë të Kosovës që kanë hyrë në territorin shqiptar, jo vetëm për të ndjekur ndeshjen, por edhe për të shfrytëzuar pushimet në bregdet. Ata janë të bindur në fitoren e Shqipërisë.

“Shpresoj të mos ketë provokime nga serbët. Unë parashikoj 2-1 për Shqipërinë”, deklaroi një tjetër tifoz për.

Fluksi i qytetarëve nga Kosova dhe rajoni drejt bregdetit shqiptar mbetet i lartë, ndërsa shumë prej tyre pritet të ndjekin ndeshjen në ambientet e hapura me ekrane gjigante në zona turistike dhe urbane, duke e kthyer ndeshjen në një festë mbarëkombëtare.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit