Në konferencën e fundit për shtyp të mbajtur në Tiranë, në prag të ndeshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë, trajneri i kombëtares serbe, Dragan Stojkoviç, ka nisur dhe mbyllur fjalën e tij në gjuhën shqipe.
Konferenca filloi me një urim për festën e Kurban Bajramit, të shprehur po në shqip nga trajneri serb, i cili tha: “Gëzuar Bajramin”. Ndërkohë që në përfundim të konferencës, Stojkoviç u kthye sërish në shqip duke u shprehur: “Faleminderit shumë”, gjë që u prit me habi nga disa gazetarë të pranishëm.
Shumë persona e kanë konsideruar si një sinjal pozitiv dhe një hap drejt zbutjes së tensioneve, gjestin e Dragan Stojkoviç, ndërkohë të tjerë janë shprehur më skeptikë duke e quajtur një tentative për pastrimin e imazhit.