28-vjeçari vlonjat tutor i prostitutave kineze

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 07.06.2025, 10:41

Është identifikuar një rast i trafikut të qenieve njerëzore dhe shfrytëzimit për prostitucion në Vlorë. I arrestuar është një 28-vjeçar, ndërsa është shpallur në kërkim bashkëpunëtorja e tij, një shtetase kineze 51 vjeçe.

Sipas hetimeve, të dy kishin marrë me qira një apartament në lagjen “10 Korriku” të qytetit bregdetar, të cilin e kishin përshtatur si ambient për ushtrimin e aktivitetit të paligjshëm të prostitucionit.

Në kuadër të operacionit, u proceduan penalisht edhe tre shtetase të huaja me kombësi kineze, të cilat ushtronin prostitucion kundrejt pagesës. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, të dy të dyshuarit u kishin ofruar atyre strehim dhe u siguronin klientë në këmbim të përfitimeve financiare.

Të dy personat po hetohen për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur” dhe “Shfrytëzimi për prostitucion”, të kryera në bashkëpunim. Ndërkohë, hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrjetit të mundshëm dhe përfshirjen e personave të tjerë në këtë aktivitet kriminal.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit