“Çmenduri në Kukës”: E reja del nga dritarja e makinës, rrezikon jetën për disa sekonda famë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 06.06.2025, 22:03

Një video shqetësuese ka mbërritur në redaksinë e JOQ, ku një vajzë e re shihet duke dalë në mënyrë të rrezikshme nga dritarja e parë e një makine në lëvizje. E ulur mbi derën e mjetit dhe me trupin tërësisht jashtë, ajo duket se po realizon një video, duke mos marrë asnjë masë sigurie.

Ndonëse vendndodhja e saktë nuk është konfirmuar, dyshohet se pamjet janë filmuar sot në qytetin e Kukësit.

Ky rast ngre sërish shqetësimin për përdorimin e rrjeteve sociale si nxitës të veprimeve të rrezikshme dhe të pamatura, sidomos mes të rinjve që ndjekin trende virale pa menduar për pasojat.

Autoritetet rrugore nuk kanë dalë ende me një reagim zyrtar, por ekspertët e sigurisë theksojnë se veprime të tilla janë të ndaluara me ligj dhe mund të sjellin pasoja tragjike si për personin në fjalë, ashtu edhe për pjesëmarrësit e tjerë në trafik.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit