Humb jetën në Itali 38-vjeçari shqiptar, dyshohet se u përplas dhe u shtyp nga traktori në punë

Shkruar nga: S H | Publikuar më: 06.06.2025, 20:00

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Itali. Mësohet se një 38-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Itali teksa po punonte në një arë të një ferme bujqësore mes Solarolo-s dhe Castel Bolognese-s.

Sipas mediave italiane, rreth orës 18:00, familjarët e tij, të shqetësuar sepse nuk kishin kontaktuar me të, shkuan ta kërkonin në vendin e punës, por fatkeqësisht, e gjetën të vdekur.

Shqiptari mund të jetë përplasur dhe shtypur për vdekje nga një traktor. Ndihma e shpejtë mbërriti në vendin e ngjarjes, por për fat të keq mjekët nuk mundën të bënin asgjë për ta shpëtuar.

Bëhet e ditur se në vendngjarje ndodhen edhe inspektorët e sigurisë në punë dhe karabinierët, të cilët nisën hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit