Rikthehet shërbimi ushtarak në Kroaci, dy muaj uniformë dhe rrogë 1,100 euro

Shkruar nga: S H | Publikuar më: 06.06.2025, 19:39

Kroacia rikthen shërbimin ushtarak në vend. Ivan Anušić, ministri i mbrojtjes në Kroaci prezantoi sot një plan për të rikthyer shërbimin e detyrueshëm ushtarak që zgjat dy muaj, me një pagë neto mujore prej 1,100 eurosh.

“Shteti planifikon të trajnojë 800 deri në 4,000 ushtarë çdo vit në këtë mënyrë”, tha Anusiç në prezantimin e ndryshimeve në Ligjin për Mbrojtjen dhe Ligjin për Shërbimin në Forcat e Armatosura, të cilat janë një parakusht për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak.

Amendamentet do të kalojnë në një konsultim publik dhe më pas parlamenti kroat duhet të shprehë mendimin e tij, shkruan televizioni H1. Ministri tha se shërbimi i detyrueshëm ushtarak po futet për të rinjtë e moshës 19 vjeç për të siguruar një përgatitje më të fortë mbrojtëse dhe një lidhje më të mirë të qytetarëve me sigurinë kombëtare.

Stërvitja ushtarake është planifikuar në kazermat në Knin, Slunj dhe Požega. Gjatë stërvitjes, ushtarët do të marrin një pagë neto prej 1,100 eurosh, shërbimi ushtarak do të fillojë si përvojë pune dhe nëse punësohen, punëdhënësit nuk do të kenë të drejtë t’i pushojnë nga puna.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit