Në kryeqytetin e Guatemalës, shpërthimi i vullkanit Fuego ka shkaktuar re të dendura tymi që janë ngritur mbi 2.000 metra në ajër. Shtresat e hirit të krijuara nga shpërthimi janë përhapur drejt shpatit jugor të vullkanit, duke krijuar rrezik për zonat përreth. Si masë sigurie, autoritetet kanë evakuuar më shumë se 700 persona të evakuohen nga shtëpitë e tyre për arsye sigurie.
Vullkani, i cili ndodhet rreth 18 kilometra larg qytetit turistik Antigua, po nxjerr re hiri që arrijnë deri në 4.8 kilometra lartësi, ndërkohë që rrjedhat e lavës janë grumbulluar përreth kraterit. Këto të dhëna u bënë të ditura nga agjencia sizmologjike e Guatemalës.
Autoritetet lokale njoftuan se po ndjekin me vëmendje situatën dhe kanë vënë në gatishmëri të plotë të gjitha shërbimet emergjente, ndërkohë që mbetet e hapur mundësia për evakuime të tjera në rast përkeqësimi të aktivitetit vullkanik.