Presidenti i SHBA, Donald Trump, është duke shqyrtuar mundësinë e shitjes së makinës së tij Tesla, në një sinjal të qartë të përkeqësimit të marrëdhënieve me themeluesin e kompanisë, Elon Musk. Lajmi është raportuar nga CBS News, duke cituar një zyrtar të lartë të Shtëpisë së Bardhë.
Bëhet fjalë për një makinë Tesla me ngjyrë të kuqe, të cilën Trump e kishte blerë në një kohë kur po përpiqej të mbështeste publikisht Elon Musk dhe kompaninë e tij në përpjekjet për promovimin e teknologjive të reja në industrinë automobilistike.
Duket se krisja mes tyre po bëhet edhe më e thellë, teksa më herët ai u shpreh se nuk dëshiron të ketë më kontakte me Musk. Trump ka folur sot për media të ndryshme amerikane, me disa që raportuan se presidenti amerikan nuk planifikon të flasë me Elon Musk së shpejti.