Ndahet papritur nga jeta ish-bashkëshorti i Grida Dumës

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 06.06.2025, 18:57

Ditën e sotme është ndarë nga jeta në mënyrë të papritur diplomati Ilir Shqina. Ai ishte ish-bashkëshorti i politikanes Grida Duma, me të cilën ka një djalë.

Lajmi i ndarjes së tij nga jeta ka sjellë trishtim në rrethin e miqve, familjarëve dhe kolegëve të tij. Shqina ishte një figurë e njohur në diplomaci dhe më herët ka kontribuar edhe në fushën akademike si pedagog.

Ai kujtohet për profesionalizmin, seriozitetin dhe përkushtimin në detyrat që ka mbajtur ndër vite. Vdekja e tij e parakohshme ka lënë pas një boshllëk të madh për të gjithë ata që e kanë njohur nga afër.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit