Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, autori fshehu armën në mur

Shkruar nga: S H | Publikuar më: 06.06.2025, 18:54

Një sherr për shkak të një qeni ka përfunduar me përdorimin e armës dhe plagosjen e dy fqinjëve në fshatin Gosë të Rrogozhinës. Ngjarja ndodhi mëngjesin e së premtes, rreth orës 10:15, dhe ka tronditur banorët e zonës. Autori i dyshuar, Shpëtim Osma, ka qëlluar me armë zjarri ndaj fqinjëve të tij, bashkëshortëve Sami dhe Nadire Disha, pas një përplasjeje që dyshohet të ketë nisur për shkak të lehjeve të vazhdueshme të qenit të çiftit.

Arma e dyshuar e pagosjes së çiftit Sami Disha dhe Nadire Disha në fshatin Gosë të Rrogozhinës është gjetur e fshehur në një mur. Policia bën me dije se tashmë e ka sekuestruar armën në cilësinë e provës materiale. Shpëtim Osma është autori i dyshuar i plagosjes së çiftit të bashkëshortëve. Osma ka deklaruar në polici se ka pasur konflikte të vazhdueshme me familjen Disha pasi qeni i tyre i linte pa gjumë dhe vetëm lehte.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit