Përfshihet nga flakët një banesë në Vlorë

Shkruar nga: S H | Publikuar më: 06.06.2025, 17:31

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin bregdetar të Vlorës. Mësohet se një banesë është përfshirë nga flakët pranë zonës historike në Vlorë.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe policia. Bëhet me dije se pasi flakët kanë përfshirë banesën, ishin banorët ata që kanë njoftuar menjëherë shërbimin zjarrfikës.

Paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë një shkëndije elektrike në banesë, ndërsa dëmet materiale janë të shumta, por për fat të mirë pa të lënduar në njerëz.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit