Një ngjarje e pazakontë është regjistruar ditën e sotme në xhaminë “Riza Bajrami”, e njohur ndryshe si xhamia me katër minare, në zonën e plazhit në Durrës. Një besimtar nga Maqedonia e Veriut, i cili kishte ardhur për të festuar Kurban Bajramin, është bërë viktimë e një grabitjeje.
Sipas denoncimit të bërë në redaksinë tonë, qytetari kishte parkuar automjetin pranë xhamisë, ku persona të panjohur i kanë thyer xhamin dhe i kanë vjedhur dokumentet personale, pasaportën, celularin dhe një shumë parash.
Në mesazhin e tij, ai apelon ndaj autorit të vjedhjes që të paktën t’i kthejë dokumentet dhe sendet personale, ndërsa për paratë thotw “Nuk i ka hallall”.
Denoncimi i plotë:
“Prsh nje ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot per dite Bajrami ne Xhamin Riza Bajrami ne plazh Durrës ose siç njifet xhamia me 4 minare turistit nga Maqedonia e Veriut ikan thyer xhamin e makines dhe ikan vjedhur dokumentet leket dhe celularin. I bejme nje thirrje hajdutit qe dokumentat pasaportën dhe sendet personale tja ktheje, leket ti mbaj harram ika.”
Ngjarja ka ndodhur në një ditë të shenjtë për besimtarët myslimanë, duke shtuar edhe më shumë indinjatën për aktin e kryer në një vend të shenjtë dhe gjatë një feste fetare.