“Ne po mbytemi këtu, emergjencat e Vlorës na thonë jemi për Bajram”

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 06.06.2025, 17:01

Një banor nga fshati Xhyerin i Vlorës ka kontaktuar redaksinë e JOQ Albania për të kërkuar ndihmë emergjente, pasi shtëpia e tij është përmbytur pasditen e kësaj të premte.

Sipas tij, ngjarja ka ndodhur kur disa punonjës kanë lëshuar ujin në kanalin vaditës i cili ishte i papastruar nga mbetjet e dimrit. Rrjedha e ujit ka dalë jashtë kontrollit dhe është drejtuar drejt oborrit të banesës, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Në një bisedë telefonike me redaksinë, banori tha: “Marrim në telefon emergjencat e Vlorës dhe na thonë që janë me pushim se është Bajram. Ndërkohë ne po mbytemi. Uji na ka hyrë në shtëpi, te bagëtitë, po na ngordhin!

Situata është e rëndë dhe kërkon një ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet vendore për të shmangur pasoja të mëdha materiale dhe ndoshta edhe rrezik për jetën.

Mesazhi i plotë i banorit drejtuar redaksisë:

Përshëndetje, si kaluat. Kemi një rast urgjent në fshatin Xhyerin të Vlorës. Punonjësit e kanalit e kanë hapur atë pa e pastruar dhe ka plasur, duke na përmbytur si familje. Ju lutemi, kërkojmë ndihmë nga organet përkatëse për një zgjidhje sa më të shpejtë.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit