Izraeli nuk ndal sulmet në Gaza as për Kurban Bajram, 20 të vrarë

Shkruar nga: S H | Publikuar më: 06.06.2025, 16:16

Sulmet e Izraelit ndaj Gazës nuk u ndalën as për Kurban Bajramin, një nga festat më të shenjta të Islamit, duke kryer një seri sulmesh ajrore dhe artilerie mëngjesin e së premtes.

Të paktën 20 persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur, sipas Anadolu. Në jug të Gazës, avionët luftarakë kryen bastisje të shumta në Khan Younis, ku u shënjestruan lagjet e banuara në pjesët qendrore, veriore dhe lindore te qytetit.

Një fëmijë u vra nga forcat izraelite pranë zonës së paraburgimit Al-Saraya në Khan Younis. Katër persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën kur një dron izraelit goditi një stacion karikimi të telefonave celularë të ngritur midis tendave që strehonin familjet e zhvendosura në Khan Younis.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit