Simbolika e Kurban Bajramit/ Imami Leonard Çela: Të rinjtë më pranë Zotit! Besimi të sjellë mirësi

Shkruar nga: S H | Publikuar më: 06.06.2025, 16:36

Në orët e para të mëngjesit, bulevardi “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë u mbush me mijëra besimtarë myslimanë që morën pjesë në faljen e Kurban Bajramit, një nga momentet më të rëndësishme të kësaj feste që u shoqërua me predikime që theksonin rëndësinë e besimit, faljes, sakrificës dhe solidaritetit.

Me rastin e Kurban Bajramit, TVA News zhvilloi një intervistë me imamin e xhamisë së Ali Demit, Leonard Çela, për të folur mbi kuptimin shpirtëror dhe shoqëror të kësaj feste të rëndësishme për besimtarët myslimanë. Në një atmosferë reflektimi dhe solidariteti, imami Çela ndau kuptimin e kësaj dite në forcimin e lidhjes me Zotin, me familjen dhe me komunitetin.

Për gazetaren Sedjana Huna, Çela u shpreh se përmes aktit simbolik të therjes së kurbanit, besimtarët përkujtojnë përulësinë dhe devotshmërinë ndaj Zotit, ndërsa foli dhe për rininë për atë që nga statistikat janë afruar më shumë me Zotin.

Leonard Çela, i njohur në jetën fetare të kryeqytetit, thekson se Kurban Bajrami nuk është vetëm një ritual fetar. Ai thekson se origjina e kësaj feste lidhet me histori e profetit Ibrahim dhe gatishmërinë e tij për të sakrifikuar gjithçka për besimin.

Në intervistë, imami nënvizoi shumë rëndësinë që ka Kurban Bajrami në familjet e tyre në nevojë, si dhe rolin e xhamisë në ndarjen e mishit të kurbanit. Ai foli për të rinjtë se si po përballen me sfidat e kohës dhe si mund të ruhen shpirtrat e tyre në një shoqëri siç është sot.

Në fund, ai përcolli një mesazh urimi për paqe, mirësi dhe bashkim për të gjithë shqiptarët, pa dallim besimi.

Për më shumë intervistën e plotë:

Gëzuar Kurban Bajramin nga TVA News dhe JOQ Albania!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit