Vija bregdetare e Vlorës është ndotur sërish dhe pushuesit e shqetësuar kanë denoncuar këtë skandal në redaksinë tonë.
Ata thonë se deti është mbuluar nga lluca dhe balta, duke e bërë të pamundur larjen.
Sipas tyre shkaktarët kryesorë të ndotjes dyshohet të jenë punimet intensive në bregdet, ku fadromat kanë gërryer tokën pranë vijës detare, duke shkaktuar shkarkime të drejtpërdrejta në ujë. Këto ndërhyrje, që supozohet të jenë për përmirësim të infrastrukturës, po rezultojnë në ndotje të rëndë mjedisore dhe dëm të drejtpërdrejtë ndaj turizmit lokal.
Pushuesit janë të irrituar, duke deklaruar se kanë paguar për shezllonë, por po përballen me një det të turbullt e të ndotur, në të cilin “nuk lahet dot askush”.
Qytetarët kërkojnë ndërprerjen e menjëhershme të punimeve që po dëmtojnë ekosistemin bregdetar dhe përmirësimin urgjent të situatës.