E dashura e la gjatë Ferma VIP, Ron Zaiti tregon se si e përjetoj lajmin pas daljes

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 09.06.2025, 21:57

Ron Zaiti ka qenë njëri nga konkurrentët e edicionit të dytë të Ferma VIP që tani ka lënë garën.

Derisa ishte brenda ai zbuloi se nuk është beqar dhe ka folur shumë shpesh për partneren e tij.

Por kur doli nga ky format kuptoi që e ka lënë e dashura dhe për të ishte pak shokuese.

Në një intervistë, këngëtari nga Kosova ka përmendur disa nga arsyet.

“Dola dhe e mora këtë lajm, pak shokuese për mua por që ndodhin. Nuk mendoj që ka qenë vetëm formati, reality shou arsyeja që ka ardhur deri te ndarja”, u shpreh ai.

Tutje theksoi: “Kanë qenë edhe disa gjëra pak më herët. Nuk e prisja, prisja jashtë të takoja dhe pashë që nuk ishte më afër edhe vazhdova jetën. Kam marrë mesazhe dhe e kam parë pse”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit