Po përballet me një tumor të rrallë, 3-vjeçari Kisman ka nevojë urgjente për ndihmë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 06.06.2025, 12:46

Një apel për ndihmë ka mbërritur nga familja Hasa në Durrës

3-vjeçari Kisman Hasa është diagnostikuar me një tumor të rrallë dhe agresiv të tipit Desmoid Tumor. Ky lloj tumori është mjaft i rrallë në botë dhe pothuajse nuk prek fëmijë të kësaj moshe.

Pas muajsh analizash dhe konsultash, diagnoza është konfirmuar nga Spitali Universitar i Padovës në Itali, ndërsa shpresa e madhe ka ardhur nga Klinika Universitare e Kirurgjisë Maksilofaciale në Salzburg, Austri, e cila ka pranuar të kryejë operacionin jetik si një rast humanitar.

Operacioni do të mbulohet nga klinika austriake, por familja përballet me shpenzime urgjente që nuk janë të mbuluara, përfshirë: Udhëtimin drejt Austrisë dhe kthimin, Akomodimin ditor gjatë qëndrimit në Austri (rreth 10 euro/dita), Kujdesin pas operacionit dhe kostot e ndjekjes afatgjatë.

Familja Hasa kërkon ndihmën e kujtdo që mund të kontribuojë, sado pak, për të dhënë një mundësi jete për Kismanin e vogël.

KLIKO KËTU PËR TË DHURUAR

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit