Ngërçi parlamentar vazhdon: Deputetët rikthehen në Kuvend në ditën e dytë të Bajramit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 06.06.2025, 12:40

Deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sërish të shtunën, një ditë pas festës së Kurban Bajramit.

Seanca, që i bie të jetë e 28-ta në tentativë për ta konstituar Kuvendin e Kosovës, mbahet me fillim nga ora 11:00.

Edhe të enjten, deputetët dështuan ta funksionalizojnë parlamentin për herë të 27-të.

Kjo seancë nuk u zhvillua si rëndom, që ndodh pas 48 orësh, por pas 24 – orësh me dakordimin e të gjithë deputetëve që të pushojnë sot, për festën e Kurban Bajramit.

Ngërçi parlamentar po vazhdon tash e gati dy muaj për shkak të insistimit të Lëvizjes Vetëvendosje për votim të fshehtë për kandidaten e tyre për kryeparlamenare, Albulena Haxhiun.

Kjo e fundit nuk po arrin assesi ta sigurojë shumicën e nevojshme për t’u bërë shefe e deputetëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit