Arbeni nga Ferizaj ka nevojë urgjente për ndihmën e qytetarëve, për t’i shpëtuar jetën

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 06.06.2025, 12:33

Një thirrje për ndihmë po shpërndahet këto ditë për 43-vjeçarin Arben Rrahmani nga fshati Pleshinë i Ferizajt, i cili ndodhet në gjendje kritike në një spital në Itali.

Prej më shumë se dy javësh, Arbeni është i shtruar në repartin intensiv dhe është diagnostikuar me probleme të rënda shëndetësore: dështim kardiak kongjestiv, hipertension të rëndë pulmonar dhe BPCO emfizematoze – sëmundje që kanë prekur rëndë zemrën dhe mushkëritë e tij.

Sipas mjekëve, shpresa e vetme për mbijetesë është një transplant urgjent i zemrës dhe mushkërive, ndërsa kostoja për këtë ndërhyrje jetike arrin në 240 mijë euro – shumë të papërballueshme për familjen.

Familjarët i bëjnë thirrje gjithë qytetarëve, institucioneve dhe komunitetit mërgimtar të tregojnë solidaritet dhe të ndihmojnë me aq sa munden. Çdo kontribut, sado i vogël, mund të bëjë ndryshimin midis jetës dhe vdekjes. KLIKO KETU, LINKU PER NDIHMË

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit