Plagosje me armë në ditën e Kurban Bajramit: Fqinji qëllon çiftin me pistoletë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 06.06.2025, 12:01

Një ngjarje e rëndë ka tronditur këtë mesditë fshatin Gosë të Rrogozhinës, ku një konflikt mes fqinjësh ka përfunduar në përdorim të armës së zjarrit, duke lënë të plagosur një çift bashkëshortësh.

Sipas të dhënave paraprake nga Policia e Shtetit, rreth orës 10:15 të mëngjesit të sotëm, shtetasi Shpëtim Osma dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri ndaj fqinjëve të tij, Sami dhe Nadire Disha, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta.

Burime nga terreni bëjnë me dije se Sami Disha ka marrë plagë në gjymtyrët e poshtme, ndërsa bashkëshortja e tij, Nadire Disha, është plagosur në bark. Të dy ndodhen nën kujdesin e mjekëve dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe janë duke punuar për lokalizimin dhe kapjen e autorit. Në ndihmë të strukturave vendore janë angazhuar edhe forcat operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.

Ndërkohë, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të ngjarjes. Dyshohet se konflikti ka lindur për arsye personale, por detajet mbeten ende të paqarta.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit