Elon Musk “hedh bombën e madhe”: Trump është në dosjet e Jeffrey Epstein!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 05.06.2025, 22:23

Elon Musk ka ndezur rrjetin me një deklaratë befasuese ndaj Donald Trump, duke e akuzuar hapur se ndodhet në dosjet e famshme të Jeffrey Epstein dhe se ka fshehur informacione për këtë gjë nga publiku amerikan.

“Është koha të hedhim bombën e madhe,” shkruan Musk në platformën X. “Donald Trump është në dosjet e Epstein. Ky është arsyeja e vërtetë pse ato nuk janë bërë publike. Kalofsh mirë, DJT!”

Ky sulm i drejtpërdrejtë vjen pas një përplasjeje disa orëshe mes dy miliarderëve, që duket se po kalon përtej përplasjes politike.

Emri i Trump-it ka dalë më herët në sipërfaqe për lidhjet me Jeffrey Epstein, financierin e pasur, i cili u arrestua në vitin 2019 për trafik seksual të të miturve dhe vdiq në burg në rrethana të dyshimta që shkaktuan teori të shumta konspirative. Ai kishte një rreth të gjerë miqsh të fuqishëm, përfshirë figura politike, miliarderë e madje edhe anëtarë të familjeve mbretërore.

Epstein dhe Trump janë parë në evente të përbashkëta në vitet ’90 dhe emri i Trump është përfshirë në të ashtuquajturin "libër të zi" të kontakteve të Epstein, por pa prova direkte të përfshirjes në krimet e tij.

Deklarata e Musk ka rizgjuar debatet mbi dosjet që FBI dhe institucione të tjera i mbajnë ende të mbyllura për publikun, ndërsa shumë pyesin: Kush tjetër ndodhet në to?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit