“Uji që na furnizon Bashkia vetëm i tillë s’mund të quhet, është një lëtyrë e vërtetë”

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 05.06.2025, 21:55

Një denoncim shqetësues ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga banorët e Bashkisë Roskovec, të cilët tregojnë për gjendjen alarmante të ujit të pijshëm që u ofrohet nga autoritetet lokale.

Në pamjet që mund t’i shihni më poshtë, uji që del nga tubi i ujit të pijshëm është me ngjyrë të errët dhe i turbullt. Ky lëng aspak i shëndetshëm për konsum është një realitet i përditshëm për banorët, të cilët janë të detyruar jo vetëm ta durojnë, por edhe ta paguajnë.

Në denoncimin e plotë që ka mbërritur në redaksi thuhet:

“Përshëndetje. Doja të ndaja një shqetësim të madh për banorët e Bashkisë Roskovec. Uji që ne furnizohemi nga bashkia dhe që e paguajmë dyfish nuk mund të quhet ujë, por një lëtyrë e vërtetë që nuk mund të përdoret për asgjë. Po flasim për ujin e pijshëm, që për fat të keq s’është as i pijshëm, asgjë! Kjo situatë ka qenë gjithmonë, por së fundmi po bëhen dy javë që uji vjen kështu. Jemi ankuar, por nuk kemi marrë asnjë përgjigje përveç ‘do rregullohet’.”

Banorët kërkojnë reagim urgjent nga Bashkia Roskovec dhe institucionet përgjegjëse. Uji i pijshëm nuk është luks, është një e drejtë themelore për jetën dhe shëndetin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit