“Polici më përplasi me makinë dhe më shau keq”

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 05.06.2025, 19:34

Një qytetar nga Tirana i ka shpëtuar për mrekulli një aksidenti ditën e sotme, ndërsa ishte duke udhëtuar me motorin e tij në rrugën “Petro Nini Luarasi”, pranë ish-Tregut Elektrik.

Në një denoncim për JOQ Albania, ai rrëfen ngjarjen dhe sjelljen kërcënuese të një drejtuesi automjeti, i cili sipas tij, e shtyu me makinë dhe më pas e ofendoi rëndë.

Qytetari tregon se pas përplasjes së motorit të tij nga automjeti, është afruar për të kërkuar shpjegime, por shoferi i makinës është reaguar në mënyrë agresive duke pretenduar se është oficer policie. Në vend që të kërkonte ndjesë apo të sqaronte situatën, ai ka kaluar në kërcënime dhe fyerje të rënda.

Hajde afrohu dhe njëherë po nuk t’i q*va rro*t,” thotë shoferi ndër të tjera.

Mesazhi i plotë i denoncuesit:

“Prsh joq. Krenar Ahmeti kercenon si oficer policie. Më goditi me makin dhe kercenonte dhe shante. Tek ish tregu elektrik Tirane Rruga Petro Nini Luarasi.”

Nuk dihet ende nëse personi në fjalë është realisht punonjës policie, nëse ka qenë në detyrë apo nën ndikimin e substancave të palejueshme. Rasti ngre shqetësim serioz për sjelljen e disa individëve që abuzojnë me autoritetin apo emrin e policisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit