Një ngjarje e rëndë është raportuar në Belgjikë, ku si pasojë një 49-vjeçar ka humbur jetën. Sipas mediave të huaja viktima u qëllua në gjoks pranë qendrës tregtare Westland rreth orës 9 të mëngjesit. Ndërkohë rrethanat e sulmit mbeten ende të paqarta dhe deri më tani nuk është identifikuar asnjë i dyshuar.
Rasti tashmë i është referuar një hetuesi me akuzën e vrasjes dhe policia po kryen kërkime intensive në vendin e vrasjes, raportoi Le Soir. Incidenti është pjesë e një konteksti më të gjerë të dhunës në rritje me armë që ka goditur Brukselin kohët e fundit.