‘Rruga e ferrit’ në Pajovë vijon të ngjallë frikë, punëtorëve u humbin vidat e bordurave

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 05.06.2025, 18:36

Në tetor të vitit që shkoi, në fshatin Pajovë përgjatë aksit rrugor Elbasan-Peqin, ndodhën një sërë aksidentesh me pasoja fatale në jetë njerëzish, mes tyre dhe 10-vjeçari Enio Tabaku i cili u përplas nga një automjet teksa ishte duke qëndruar në anë të rrugës.

Ngjarja tronditi mbarë opinionin lokal, të cilët të revoltuar dolën në protestë dhe bllokuan rrugën, të shqetësuar për sigurinë e jetës së tyre dhe të fëmijëve të vegjël. Me pankarta në duar ata kërkuan kufizim të shpejtësisë në atë zonë, pasi qarkullimi i makinave po shkaktonte shumë aksidente.

Siç duket, disa muaj pas ngjarjes, masat janë marrë në mënyrë provizore duke instaluar vetëm dy bordura plastike në asfalt. Por banorët ankohen përsëri, pasi dhe bordurat që janë vendosur me vonesë, janë vënë përgjysmë.

Sipas tyre, ky investim nuk e zgjidh problemin por vetëm sa e shton më shumë, pasi shoferët mundohen që t’i shmangin dhe dalin herë pas here nga rruga. Kur kanë folur me punjësit që i kanë instaluar, banorëve u është thënë: Na kanë humbur vidat për pjesën tjetër që ka mbetur bosh.

Denoncuesi shkruan ndër të tjera: “Ishalla po e shohin dhe te gjen vidat te vendosin pjesen qe kan harru ose po ja gjem ne po tvin ti ven te paken po nuk i paten shit.”

Mesazhi i plotë:

Pershendetje kjo eshte ne Pajove ne vendin ku disa muaj me pare u aksidentua nje femije 10 vjec. Pas dy protestave mezi i vendosen keto bordurat dhe kur e vendosen e lan ne gjysme sepse i kishin humbur vidat per pjesen qe ka ngel bosh, por kjo esht bere me e rrezikshke se ishte sepse makinat qe ikin ne drejtim per elbasan me shpejtesi mundohen ti shmangin dhe dalin komplet nga krahu tjeter sidomos ne ate vend qe ka shum levizje gjate ditës.

Ai qe ka bisnesin aty vendosi nje litare te krahu vet sepse po i shkonin atij ne oborr te gjitha makina kamione … ishalla po e shohin dhe te gjen vidat te vendosin pjesen qe kan harru ose po ja gjem ne po tvin ti ven te paken po nuk i paten shit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit