“Këto dy gratë më vodhën biçikletën e vajzës, më është mërzitur fëmija”

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 05.06.2025, 17:37

Një qytetar nga Elbasani i është drejtuar redaksisë sonë me një apel prekës, pas një ngjarjeje të pakëndshme që ka ndodhur para pak ditësh. Sipas tij, biçikleta e vajzës së vogël është vjedhur nga dy gra, të cilat janë filmuar nga kamerat e sigurisë në momentin që kryejnë veprimin.

Babai tregon se kishte lënë biçikletën e vajzës poshtë pallatit dhe, teksa dy gratë kalonin aty pranë, e kanë vënë re dhe njëra prej tyre është kthyer për ta marrë. Në pamjet e siguruara, ato shihen qartë duke marrë biçikletë dhe më pas duke e larguar qetësisht.

Ngjarja ka mërzitur shumë vajzën e vogël, e cila nuk rresht së pyeturi për biçikletën e saj me të cilën luante çdo ditë. I ati bën thirrje publike që gratë ta rikthejnë biçikletën në vendin ku e morën, duke u apeluar ndërgjegjes së tyre.

Mesazhi i plotë i qytetarit:

“Pershendetje si kaluat? Doja te publikoja nje rast me kan mar bicikleten e vajzes 2 gra. Ne Elbasan. Nuk e kam denoncuar në polici. Policia sgjen gje. Me asht merzit fmija me teper besimin e kemi ke ju. Ishalla po e kthejn. Nuk i njoh.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit