Njw zjarr i madh ka pwrfshirw një banesë dykatëshe në lagjen Uznovë të qytetit të Beratit.
Ngjarja është raportuar rreth orës 16:20 dhe menjëherë janë nisur në vendngjarje tre mjete zjarrfikëse dhe grupi i shërbimit.
Zjarri ka përfshirë katin përdhes të banesës me pronar Riza Keçi. Falë ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve, situata është vënë nën kontroll pa rrezikuar jetën e banorëve.
Zjarri ka shkaktuar dëme të pjesshme materiale, ndërsa të gjitha ambientet e banesës janë përshkuar nga tymi.