Një aksident i rëndë është regjistruar në afërsi të qytezës së Ulzës. Bëhet e ditur se një automjet tip betoniere ka dalë nga rruga duke përfunduar disa metra poshtë saj.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, por mësohet se drejtuesi i betonierës është dërguar për mjekim në spitalin e traumës në Tiranë ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu bëhet me dije se drejtuesi i mjetit po punonte për firmën që po zbaton një projekt për rivitalizimin e vijës liqenore në Ulëz.