Ngërçi në Kuvendin e Kosovës, analisti Faton Mehmeti analizon situatën politike atje

Shkruar nga: S H | Publikuar më: 05.06.2025, 17:19

Deputetët e Kuvendit të Kosovës për të 27-tën herë me radhë kanë dështuar që të konstituuojnë përbërjen e re parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e shkurtit. Për ta konstituuar Kuvendin, deputetët duhet të zgjedhin kryetarin e ri dhe pesë nënkryetarët, për të cilët nevojiten 61 vota. Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lista Serbe sërish refuzuan, në vazhdimin e seancës konstituive më 4 qershor, që të propozonin një përfaqësues që do të siguronte mbarëvajtjen e votimit të fshehtë.

Ngërçi politik në Kosovë ka hyrë në një fazë alarmante. Mungesa e konsensusit mes partive politike, kalkulimet e ngushta partiake dhe mungesa e vullnetit për zgjidhje kanë bllokuar jo vetëm punën e Kuvendit, por edhe funksionimin normal të institucioneve. Për të analizuar shkaqet dhe pasojat e këtij ngërçi, si dhe për të kuptuar se cilat mund të jenë rrugëdaljet nga kjo situatë, TVA News ka zhvilluar një intervistë me gazetarin dhe analistin politik Faton Mehmeti. Në intervistën për gazetaren Sedjana Huna, Mehmeti, listoi pasojat e këtij ngërçi politik në Kosovë, ndërsa solli një analizë të të gjithë situatës.

“Albin Kurti nuk synon vetëm të jetë 4 vite Kryeministër, ai synon të barazojë Ramën me mandate. Veç rolit moralist, presidentja Osmani nuk ndonjë ndikim. Pavarësisht takimeve që ka zhvilluar, nuk ka sjellë ndonjë konkret rezultat. Për shkak të kufizimeve ligjore, Presidentja nuk ka mundësi të zhbllokojë këtë ngërç. Kurti dëshiron të shtyjë këtë proces për të futur Osmanin në këto pazare pasi presidentja ka shprehur dëshirën për të patur dhe një mandat si Presidente dhe pa votat e Vetëvendosjes nuk mundet ndaj dhe e ka të pamundur të zgjidhë ngërçin”, u shpreh Mehmeti për TVA News.

Për më shumë ndiqni intervistën:

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit