Shkëmbi i Kavajës mbulohet nga pisllëku, banjot publike mbushen me plehra

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 05.06.2025, 15:14

Ndërsa sezoni turistik ka nisur, pastërtia në zonat bregdetare vijon të mbetet një shqetësim serioz. Një qytetar, i cili kishte zgjedhur plazhin e Shkëmbit të Kavajës për një ditë relaksi, është përballur me një pamje të pakëndshme dhe alarmuese.

Sipas tij, godinat që janë ndërtuar për të shërbyer si banjo dhe dushe publike janë kthyer në pika grumbullimi mbeturinash, duke përhapur erë të rëndë dhe të padurueshme. Disa metra më tej, në rrugë, janë vërejtur edhe ujëra të zeza që kanë dalë në sipërfaqe, duke rënduar edhe më tej situatën.

"Pislliku ka triumfuar këtu. Skandaloze, nuk e meritojmë këtë turp ne shqiptarët. Turistët nuk e dinë ku lahen," shprehet qytetari në videon që ka shpërndarë.

Kjo situatë kërkon reagim të menjëhershëm nga autoritetet përkatëse. Është e domosdoshme që pastërtia të rikthehet në standardet e pranueshme dhe përgjegjësit për këtë neglizhencë të mbajnë përgjegjësi ligjore.

Mesazhi i plotë i qytetarit denoncues:

"Përshëndetje, si jeni? Doja të dërgoja një video që tregon gjendjen në Shkëmbin e Kavajës. Është e tmerrshme kur e sheh!"

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit