Mbërrin në Shqipëri murtaja e kafshëve, karantinohet ferma në Shkodër

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 05.06.2025, 13:20

Është konfirmuar rasti i parë i Murtajës së Ruminantëve të Vegjël (PPR) në territorin shqiptar.

Sëmundja është identifikuar në një fermë për mbarështimin e dhive në njësinë administrative Postribë, në qarkun Shkodër ku janë marrë masa të menjëhershme për izolimin dhe asgjësimin e krerëve të infektuar.

Autoritetet veterinare kanë konfirmuar se ferma është vënë në karantinë që nga data 3 qershor dhe sot ka nisur procesi i eliminimit të kafshëve të sëmura, ndërkohë që zona është izoluar në një rreze prej 3 dhe 10 kilometrash.

“Kjo është hera e parë që murtaja shfaqet në vendin tonë. Lëvizja e kafshëve është ndaluar në territorin e Shkodrës dhe Malësisë së Madhe. Sëmundja nuk transmetohet te njerëzit, por kërkon masa të rrepta për ndalimin e përhapjes”, tha.

Murtaja e dhive dhe deleve (PPR) është një sëmundje shumë ngjitëse mes kafshëve të imta, por nuk është zoonotike, çka do të thotë se nuk përbën rrezik për shëndetin e njerëzve. Drejtori i Shërbimit Veterinar u bëri thirrje të gjithë fermerëve të tregohen të kujdesshëm dhe të njoftojnë menjëherë autoritetet veterinare nëse konstatojnë shenja të sëmundjes në bagëtitë e tyre, si: temperaturë e lartë, rrjedhje nga hundët, inflamacion i syve, ulje oreksi, diarre apo ngordhje të papritura.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit