Bashkia Lushnje vë në rrezik banorët, lë telat elektrike në tokë pas lyerjes së pallateve

Shkruar nga: N H | Publikuar më: 05.06.2025, 13:11

Një qytetar nga Lushnja ka denoncuar përmes një mesazhi situatën e rrezikshme që po përjetojnë banorët e një pallati, pas ndërhyrjes së Bashkisë për lyerjen e fasadave.

Sipas denoncimit, gjatë punimeve nuk është marrë parasysh rrezikshmëria e kabujve elektrikë, të cilët jo vetëm që nuk janë sistemuar, por janë lënë në tokë dhe në hyrjet e pallatit.

Kjo situatë përbën një rrezik të madh për banorët, veçanërisht për fëmijët dhe të moshuarit që kalojnë çdo ditë pranë telave të ekspozuar. “Në pallat ka njerëz të sëmurë, fëmijë që i shkelin çdo ditë këto tela. Shkuam edhe te rajoni i lagjes, por na thanë që nuk kanë çfarë t’i bëjnë”, thuhet në mesazhin e qytetarit.

Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet për të shmangur ndonjë fatkeqësi dhe për të siguruar një zgjidhje të qëndrueshme.

Ata i bëjnë thirrje Bashkisë së Lushnjes dhe institucioneve përkatëse që të marrin masa për sistemimin e kabujve dhe garantimin e sigurisë në zonë.

"Pershendetje JOQ doja te beja nje denoncim! Bashkia e Lushnjes lyen pallatet dhe telat,kabujt elektrik nuk i kane hequr madje i kane lene ne toke,ne pallate ka njerez te semur,femije qe i shkelin. Vajtem te rajoni lagjes,erdhen dhe thane nuk kemi cfare ti bejme!Ju lutem postojeni te gjejme zgjidhe! Anonim te lutem", shkruhet në mesazhin denoncues.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit