Fallxhoret te liqeni “na lexuan dorën”, u dhamë lekë dhe na mallkuan

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 05.06.2025, 14:28

Dy vajza të reja kanë rënë pre e një mashtrimi te Liqeni Artificial i Tiranës nga dy fallxhore që lexonin dorën.

Ato kanë treguar se dy gratë, në moshë të madhe, u kanë dalë parë dhe u kanë kërkuar nga 100 lekë për të lexuar dorën e parashikuar fatin. Por gjatë leximit të fatit dhe parashikimeve, shumica në ajër e jo të vërteta, vajzat thonë se dy gratë u kanë kërkuar edhe nga 500 lekë për "t'i fryrë" dhe kthyer sërish.

Por kjo nuk ndodhi, pasi sipas vajzave, gratë i fshehën paratë dhe, kur kërkuan t’i marrin mbrapsht, ato u përballën me kërcënime e mallkime nga më të ndryshmet.

Sipas vajzave, dy gratë shfaqen rregullisht pranë liqenit dhe targetojnë qytetarë të ndryshëm – kryesisht të rinj ose persona të huaj që mund të bien më lehtë pre e manipulimit.

Ato bëjnë thirrje për kujdes të shtuar nga kalimtarët dhe vizitorët, dhe kërkon ndërhyrje nga Policia Bashkiake dhe Policia e Shtetit, për të ndaluar këtë formë mashtrimi që po ndodh në mes të një prej zonave më të frekuentuara të kryeqytetit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit