Tre shtetas konkretisht me iniciale L. M. 34 vjeç, A. T. 23 vjeç dhe I. L. 24 vjeç janë arrestuar, ndërsa dy të tjerë, përfshirë një 16-vjeçar, janë proceduar në gjendje të lirë. Ata dyshohen për shitjen e biletave me çmime shumë më të larta se ato të përcaktuara nga Federata Shqiptare e Futbollit (FShF).
Operacioni zbuloi një skeme të shitjes abuzive të biletave për ndeshjen Shqipëri–Serbi në rrjetin social Instagram.
Arrestimi u krye nga specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, ndërsa materialet procedurale janë dërguar në Prokurorinë e Tiranës për veprat penale “Manipulimi i tregut” dhe “Fshehja e të ardhurave”.