Vdes një kosovar në Austri, dyshohet se ra në kontakt me tensionin e lartë të energjisë elektrike

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 05.06.2025, 10:05

Raportohet se një 35-vjeçar me origjinë nga Kosova i cili jetonte dhe vepronte në Austri, ka ndërruar jetë në vendin e punës, pasi ra në kontakt me tensionin e lartë të energjisë elektrike të një ndërtese, ndërsa pastronte një fasadë në Arbing (Distrikti Perg).

Thuhet se viktima është një shtetas 35-vjeçar kosovar nga Linzi që po pastronte fasadën e një pallati në Arbing rreth orës 13:00.

Kolegu i tij po pastronte një mur në pjesën e përparme të ndërtesës kur papritmas dëgjoi britmën e 35-vjeçarit.

“Viktima me sa duket u goditi linjën e energjisë me tension të lartë aty pranë ndërsa pastronte fasadën e pallatit”, shprehet kolegu i tij i punës.

Sipas tij, Ambulanca dhe shërbimet e urgjencës mjekësore u njoftuan nga kolegu, një shtetas irakian 34-vjeçar nga Distrikti Perg, mirëpo arriten shumë vonë.

Ekipet e shpëtimit dhe të urgjencës mjekësore fillimisht kryen CPR, por paramedikët përfundimisht vertetuan se nuk ka më shenja jete kosovari.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit