Si nuse Kosove, Egli mahnit me veshjen tradicionale

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 05.06.2025, 20:15

Egli Tako ka ndarë me ndjekësit e saj një pamje magjepsëse nga prapaskenat e projektit më të fundit muzikor.

Në postimin e publikuar në Instagram, ajo shfaqet e veshur me një kostum tradicional mbresëlënës, të punuar me detaje të arta mbi kadife të kuqe, që thekson elegancën dhe bukurinë e saj.

Me mbishkrimin: “Pak behind the scenes deri sa të dalin këngët NESEEEER ”, Egli paralajmëron publikimin e këngëve të reja që pritet të dalin nesër.

Projekti titullohet “SHUJ SHUJ – KU JE NIS” dhe është në bashkëpunim me këngëtaren Fifi dhe artistin Mergim Taa.

Fansat janë të entuziazmuar për këtë ritën muzikor dhe stili tradicional i Egli Takos ka marrë shumë vëmendje dhe komplimente në rrjete sociale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit