Vetëvritet me armën e shërbimit punonjësi i Gardës

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 05.06.2025, 09:20

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Tiranë, ku një punonjës i Gardës së Republikës është gjetur i pajetë në automjetin e tij, në garazhin pranë banesës.

Viktima është identifikuar si G. Lelçaj, 47-vjeç dhe dyshohet se ai i ka dhënë fund jetës me armën e shërbimit.

Sipas burimeve nga policia dhe raportimeve mediatike, Lelçaj ndodhej në një periudhë të vështirë personale, pasi ishte në proces divorci me bashkëshorten. Ky mund të jetë një nga faktorët që ka ndikuar në vendimin tragjik, por hetimet janë ende në vijim për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Policia e Tiranës dhe struktura të tjera përkatëse po punojnë për të mbledhur dëshmi, pamje sigurie dhe të dhëna të tjera që mund të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

Njoftimi i policisë:

'Më datë 05.06.2025, rreth orës 02:00, në rrugën “Mihal Grameno”, është konstatuar pa shenja jete, në automjetin e tij të parkuar brenda garazhdit të banesës së tij, dyshohet i vetëvrarë me armën e shërbimit, shtetasi G. L., 47 vjeç, punonjës i Gardës së Republikës'.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit