La pas një vajzë 13-vjeçare/ Orgesi humbi jetën në SHBA, kërkohet ndihmë për sjelljen e trupit në Shqipëri

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 04.06.2025, 22:37

Një mesazh i dhimbshëm ka mbërritur në redaksinë tonë nga një e afërme e Orges Alikaj, një 38-vjeçar shqiptar që ndërroi jetë në SHBA pas gjashtë muajsh përballjeje me pasoja të rënda nga një arrest kardiak.

Orgesi, i cili la pas një vajzë 13-vjeçare, luftoi me guxim për jetën e tij, por më 2 qershor 2025, ai u nda nga jeta, larg familjes e vendit të tij.

Sot, familja e tij përjeton një dhimbje të dyfishtë: humbjen e të birit dhe pamundësinë ekonomike për ta sjellë trupin e tij në Shqipëri.

I ati i Orgesit është i paralizuar, ndërsa e ëma është e sëmurë, dhe ata nuk kanë mundësi të mbulojnë shpenzimet për ta varrosur të birin me dinjitet në tokën shqiptare.

Ftojmë të gjithë ata që kanë mundësi të kontribuojnë në këtë GoFundMe për ta bërë të mundur kthimin e trupit të Orgesit në Shqipëri dhe për t’i dhënë një varrim të denjë pranë të afërmve të tij.

Çdo ndihmë, sado e vogël, bën diferencë.

KLIKONI KËTU PËR TË DHURUAR

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit