Rriten frikshëm goditjet në tru te grupmosha 18-44 vjeç, mjekët: S’kemi pasur kurrë pacientë kaq të rinj!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 04.06.2025, 21:52

Një raport i ri nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në SHBA zbulon një rritje alarmante të goditjeve në tru te të rinjtë.

Sipas raportit, vetëm në periudhën 2020-2022, u shënua një rritje prej 14.6% e rasteve mes moshave 18 deri në 44 vjeç.

Mjekët janë të habitur. “Nuk kemi pasur kurrë pacientë kaq të rinj,” thotë neurologu Mohammad Anadani, nga Instituti i Shkencave Neurologjike Endeavor.

Ai trajtoi dy raste të rënda: një 24-vjeçare dhe një 23-vjeçare, të dyja të konsideruara “të shëndetshme”. Ato po përdornin kontraceptivë oralë – të njohur për rritjen e rrezikut të trombeve. Njëra prej tyre kishte edhe një vrimë të vogël në zemër, që lejonte kalimin e mpiksjes drejt trurit.

Sipas mjekut, rritja e rasteve mund të lidhet me faktorë tradicionalë si: tensioni i lartë, diabeti, kolesteroli dhe obeziteti. Por edhe stresi, mungesa e aktivitetit fizik dhe orët e gjata në punë luajnë rol.

Një tjetër detaj interesant: një nga pacientet pinte shumë kafeinë, deri në 400 mg në ditë, që është kufiri maksimal i rekomanduar. Mjekët paralajmërojnë se pijet energjike mund të rrisin rrezikun për probleme kardiake dhe goditje në tru, sidomos te ata që janë të predispozuar.

Edhe përdorimi i Adderall, një ilaç stimulues i përhapur veçanërisht në SHBA, po shihet si faktor rreziku, pasi lidhet me rritje të problemeve të zemrës.

Megjithatë, Anadani thekson se faktorët kryesorë mbeten obeziteti, stili i jetesës sedentare dhe stresi i lartë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit