Vdes tragjikisht 38-vjeçari shqiptar në Itali, dyshohet se u shtyp nga piruni i makinerisë teksa punonte

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 04.06.2025, 21:08

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Itali, ku një 38-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident të rëndë gjatë punës. Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme në fushat bujqësore mes Solarolos dhe Castel Bolognese, në zonën e Ravenës, ndërsa ai po manovronte një makineri të rëndë (muletto).

Sipas mediave lokale, ai ndodhej i vetëm në një fermë kur ndodhi aksidenti. Alarmin e dhanë familjarët rreth orës 18:00, pasi nuk po arrinin të kontaktonin me të në telefon prej orësh. Fatkeqësisht, kur shërbimet emergjente mbërritën në vendngjarje, mjekët konstatuan vdekjen e tij.

Dyshohet se shqiptari është shtypur nga piruni i makinerisë, por dinamika e saktë e ngjarjes mbetet ende për t’u sqaruar. Në vendngjarje shkuan zjarrfikësit, karabinierët dhe inspektorët e punës nga Ausl Romagna. Prokuroria italiane ka vendosur sekuestrimin e mjetit për hetime të mëtejshme.

Viktima kishte vite që jetonte në zonën e Castel Bolognese dhe vetëm një vit më parë ishte ribashkuar me familjen në Itali.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit