Humb jetë 65-vjeçari në Ersekë! E goditi rrufeja kur po punonte tokën

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 04.06.2025, 19:54

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Qinam të Ersekës, ku një 66-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur nga një rrufe.

Viktima, shtetasi me inicialet A. A., ishte duke punuar tokën kur ka marrë goditjen fatale që i kushtoi jetën. Hetuesit po punojnë për të zbardhur më shumë detaje rreth ngjarjes së rëndë, që ka pikëlluar të afërmit dhe banorët e zonës.

Njoftimi i policisë:

Ersekë/Informacion paraprak! Rreth orës 18:30, në fshatin Qinam, Ersekë, dyshohet se si pasojë e goditjes nga rrufeja, ka ndërruar jetë shtetasi A. A., 66 vjeç, i cili ishte duke punuar në tokën në pronësi të tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit