Rrezik aksidenti! Burri kalon autostradën duke kërcyer

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 04.06.2025, 19:33

Aksidentet rrugore me pasoja fatale fatkeqësisht janë të shpeshta në vendin tonë, ku në një pjesë të konsiderueshme të rasteve protagonistë bëhen këmbësorët, të cilët lëvizin në mënyrë të çorjentuar pa respektuar rregullat e qarkullimit.

Një qytetare ka raportuar pranë JOQ Albania një rast shqetësues, ku një burrë shihet duke hyrë në mënyrë të rrezikshme në autostradën Tiranë-Durrës, pranë zonës së Kasharit. Ai filmohet brenda barrierave mbrojtëse teksa tenton të kalojë rrugën teksa bërë veprime të çuditshme.

Nuk dihet nëse ai vuan nga ndonjë problem shëndetësor, por qytetarja shpreh shqetësimin për sigurinë e tij dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës. Ajo u bën thirrje familjarëve të tij të mos e lejojnë zotërinë të dalë i vetëm nga shtëpia, për të shmangur ndonjë tragjedi të mundshme.

Denoncimi i plotë:

Pershendetje JOQ! Shohim shume raste te tilla ne rruge familjaret e tyre duhet te jene me te pergjegjshem per gjendjen e tyre shendetesore te mos i lene te dalin nga shtepia pasi zoteria duket me probleme mendore dhe vetem endej rrugeve anonim ju lutem.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit