Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në afërsi të Kopshtit Botanik në Tiranë, ku një automjet është përmbysur në mes të autostradës, duke krijuar trafik të rënduar.
Sipas raportimeve nga dëshmitarët e ngjarjes, makina me shpejtësi u përmbys papritur në korsinë e shpejtësisë. Për pasojë një vajzë raportohet të jetë lënduar, dhe ka marrë ndihmë nga ambulanca që ka mbërritur aty disa minuta pas përmbysjes së makinës.
“Kopshti Botanik. Ambulanca sapo mbërriti po mjekon një gocë. Aksidenti është pa viktima,” shkruan qytetarja.