Vrasja e Liridonës, caktohet data kur do të dëshmoj Leonard Ademaj kundër Naim Murselit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 04.06.2025, 18:27

Ka përfunduar seanca gjyqësore ndaj të akuzuarve për vrasjen e Liridona Ademajt.

Tre të akuzuarit, Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla janë deklaruar të pafajshëm para trupit gjykues.

Gjyqtarja ka bërë të ditur se datat kur do të mbahen seancat e radhës janë 2, 9 dhe 14 korrik.

“Me 2 korrik edhe 9 korrik seanca do të mbahet në ora 13:30, ndërsa me 14 korrik në orën 09:00”

Ne seancën që do të mbahet me datën 2 korrik do të dëshmojë vëllai i Liridona Ademajt, Leonardi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit